Site icon PORTALB

Agjencia “Venera” që i mashtroi studentët për punë jashtë vendit, mori ndalesë pune prej 30 ditëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

 Inspektorati Shtetëror i Punës mori vendim për ndalesë për punë Agjencisë për Ndërmjetësim gjatë Punësimit në vend dhe jashtë vendit “Venera” nga Manastiri.

Ndalesa është në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërkaq është paralajmëruar se do të kërkohet edhe ngritje e procedurës kundërvajtëse.

Mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese u kryen më 5 dhe 14 korrik pas informatave të publikuara se një grup studentësh ishin mashtruar nga ana e kësaj agjencie.

Exit mobile version