Site icon PORTALB

Incident në një dasmë në Gostivar, plagoset me armë zjarri një person

Bëjnë dasëm, dëmtojnë me plumba automjetet në Gostivar

Ilustrim

MPB njofton se dje rreth orës 15:00 ka ndodhur një incident në Gostivar, ku një person i panjohur pjesëmarrës në dasmë, ka gjuajtur me pistoletë disa plumba në ajër, gjatë së cilës e ka plagosur një person tjetër, njofton Portalb.mk.

“Më 16.07.2017, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor në Gpostivar, nga ana e Qendrës Medicinale – Gostivar, është paraqitur se është sjellë C.Gj. (31) nga fshati Tmçevishtë-Gostivar, me lëndime nga arma e zjarrit në pjesën e nofullës. Pasi i është dhënë ndihma përkatëse mjekësore, i lënduari është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup”, thonë nga Polica.

Sipas Policisë, prokurori ka dalë në vendngjarje ku është konstatuar se në Gostivar, në rrugën “Mara Ugrinova”, një person i panjohur, pjesëmarrës në dasëm, për një moment ka nxjerrë armë zjarri dhe i ka shkrepur disa plumba në ajër, gjatë së cilës njëri plumb ka goditur në hapësirën e asfaltit dhe e ka lënduar personin C.Gj.

Policia thotë se po i ndërmerr të gjitha masat për pastrimin e rastit.

Exit mobile version