Site icon PORTALB

Ndarja e ministrive, VMRO nuk i jep financat

Ndarja e ministrive, VMRO nuk i jep financat

Ndarja e ministrive, VMRO nuk i jep financat

Ndarja e ministrive dhe posteve të tjera është temë e bisedimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit për formimin e qeverisë, BDI-së dhe VMRO DPMNE-së. 

Mësohet se për BDI-në janë të siguruara ministria për punë dhe politikë sociale, për ekologji, arsim si dhe pozitat e zëvendëskryeministrave për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për eurointegrime, njofton Zhurnal. 

Burime nga BDI pohojnë se po negociohet shumë intensiivisht për Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, ministrinë e financave si dhe për Drejtorinë për të ardhura publike. 

Risi për partinë shqiptare në këtë mandat është se nuk është e interesuar për Ministrinë e mbrojtjes, të cilën e ka udhëhequr deri më tani si një ndër ministritë më të rëndësishme. 

Mësohet gjithashtu se në radhët e VMRO DPMNE-së më së shumti këmbëngulin që mos të japin DAP-in dhe ministrinë e financave, ndërsa janë të gatshëm të bisedojnë për ministrinë e  transportit. 

Argumenti i vetëm që BDI kërkon këta poste të larta dhe atraktive është se lëshuan pe për kryetarin e parlamentit, për të cilin thonin se ka ardhur koha që një prej tre pozitave kryesore duhet tu takojë shqiptarëve. 

Duket se VMRO DPMNE do ta kthejë nën menaxhimin e saj ministrinë e ekonomisë, kurse në ministrinë e mbrojtjes në vend të Talat Xhaferit, VMRO DPMNE mendon ta emërojë ministër Emil Dimitrievin. 

Nga radhët e BDI-së aspirata për ministra kanë shfaqur edhe Hazbi Lika, Ermira Mehmeti si dhe ministrat e deritanishëm. 

Brenda këtyre ditëve pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’i japë mandatin Nikolla Gruevskit që të formojë qeverinë, kurse ky i fundit pritet që brenda 20 ditëve të dalë me listën për ministrat që do t’i ketë në kabinetin e tij.  

Exit mobile version