Site icon PORTALB

Tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh sipas Rihterit e goditi ishullin Tonga

Tërmet

Tërmet

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë prej 6,1 ballësh sipas Rihterit, sot e goditi ishullin Tonga, transmeton TASS, duke iu referuar Institutit Amerikan Gjeofizik.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale, dhe as është dhënë paralajmërim për cunami.

Tronditja e fortë ndodhi në një thellësi prej 97 kilometrash nën fundin e detit.

TASS transmetoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në 212 kilometra në lindje të kryeqytetit të Tongës, Nukualofa.

Exit mobile version