Site icon PORTALB

Tramp me rejtingun më të keq për president në gjashtë muajt e parë të mandatit në 70 vitet e kaluara

Donald Trump

Qytetarët amerikanë presidentit amerikan Donald Trami i ndanë rejtingun më të keq për gjashtë muajt e parë të mandatit, që ka pasur deri tani ndonjë president i SHBA-së në 70 vitet e kaluara, njoftoi Ej-Bi-Si njuz duke iu referuar anketës së përbashkët,  të bërë me gazetën “Uashington post”.

Në anketë u gjetën pyetje për kompetencën e Trampit në skenën botërore, efektivitetin e tij, planin republikan për mbrojtjen shëndetësore dhe rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Tridhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve në anketë deklaruan se e përkrahin punën e Trampit, që është për dhjetë për qind më pak nga përqindja që mori në 100 ditët e para Shtëpia e Bardhë.

Më afër Trampit për shkallë të ulët të rejtingut pas gjysmë viti në pushtet në shkurt të vitit 1975 ishte presidenti Xherald Ford me 39 për qind përkrahje.

Exit mobile version