Site icon PORTALB

Digjen tre kiosqe dhe tre automjete në Shkup

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Tre kioska dhe tri automjete janë djegur mbrëmë në Shkup, njoftoi policia.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 në rrugën “Ferid Bajram” në Shkup, përballë shkollës fillore “Panajot Ginovski” ka rënë zjarr ku ishin përfshirë tre kioska pronarët e të cilave nuk dihen dhe tri automjete. Bëhet fjalë për automjet transporti “Iveko” me targa të Shkupit, automjet transporti “Ford Tranzit” me targa të Shkupit, pronë e D.S. dhe automjet udhëtimi “Opel Korsa” me targa në pronë të personit L.S njoftoi MPB.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa ekspertiza siç informojnë nga MPB do të bëhet gjatë ditës.

Exit mobile version