Site icon PORTALB

MPB me masa kundër motoçikletave të zhurmshme, vozitjes së shpejtë dhe garave ilegale me automjete (VIDEO)

Policia në Shkup

Policia në Shkup

SPB Shkup ka filluar me realizimin e planit të veçantë për rritjen e sigurisë në komunikacion në zonën e kryeqytetit, nëpërmjet të kontrolleve të shtuara intensive, me fokus të veçantë ndaj vozitësve më të rinj, por edhe të vozitësve të motoçikletave, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi eprorja e Sektorit për Parandalim në SPB Shkup, pas promovimit të djeshëm të masave të reja në fushën e komunikacionit, në zonën e Shkupit, me masat e reja operative në fushën e komunikacionit pritet që të parandalohet vozitja e shpejtë, sidomos të motoçikletave, të cilat njëkohësisht edhe e prishin rendin dhe qetësinë publike me zhurmën që krijojnë.

Kjo dukuri e vozitjes së shpejtë, tani në verë është e pranishme më shumë në orët e vona duke e njëjta shpien në rritje të numrit të ndeshjeve.

SPB Shkup është e gatshme që ta eliminojë të ashtuquajturën “gara shpejtësie në të zezë” me automjete në të cilën, vozitësit e pandërgjegjshëm e rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të personave tjerë në komunikacion.

Exit mobile version