Rama u “lutet” qytetarëve të vlerësojnë çdo punë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, u kërkon qytetarëve që të vlerësojnë “cdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit”.

Statusi i plotë

NOTA JUAJ

Ju lutem hidhini një sy dhe shkruani çfarë mendoni:
Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Cdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut✌️??.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button