Site icon PORTALB

Është regjistruar tërmet i dobët në Shkup

Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar sot në orën 12 e 44 minuta në rajonin epiqendror të Shkupit, informoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në 5 kilometra në perëndim të rajonit qendror në qytetin e Shkupit.

Tronditja është ndjerë nga qytetarët e Shkupit, kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit.

Exit mobile version