Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me replika dhe kundër replika të opozitës e vazhdoi debatin për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin për vitin 2016.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së në debatin e sotëm theksuan se në kohën e qeverisë të udhëhequr nga partia e tyre është shpenzuar me ekonomi, u rritën pagat, pensionet dhe ndihma sociale, ndërsa në mënyrë të rregullt janë paguar edhe subvencionet, transmeton MIA.
Me vërejte për politikën e gabuar të qeverisë aktuale që të ndalojnë realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore siç janë autostradat dhe rrugët rajonale.
Ndërsa deputetët e LSDM-së në debatin e mbrëmshëm theksuan se qeveria paraprake e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja nuk ka mbajtur llogari për jetë më të mirë dhe më dinjitoze të qytetarëve.
Debati për këtë pikë do të vazhdojë pas pushimit prej një ore.