Site icon PORTALB

Nusja bën vetëvrasje, pasi u detyrua t’i nënshtrohet ‘testit të virgjërisë’ (FOTO)

Një burrë nga Taxhikistani është akuzuar për nxitjen e vetëvrasjes së gruas së tij, pasi e detyroi atë t’i nënshtrohet testit të virgjërisë.

Pas detyrimit të testit, ai ka kërkuar një nuse të dytë për shkak të rezultatit mosbesues, shkruan REL, transmeton portali arbresh.info

Rajabbi Khurshed, 18 vjeç ka kryer vetëvrasje duke pirë një dozë vdekjeprurëse të një lëngu helmues 40 ditë pas martesës me burrin e saj, 24-vjeçarit Zafar Pirov.

Ata ishin takuar për herë të parë natën e martesesës, pasi martesa e tyre ishte rregulluar përmes anëtarave tjerë të familjes.

Pavarësisht një prove të parë, Pirov pranon se e ka detyruar nusen e tij të kryejë edhe dy teste tjera, dy prej të cilave teste ajo i kaloi, por që burri i saj vazhdonte të ishte mosbesues.

Duke folur për Radio Evropa e Lirë, familja e Khurshed-it, e cila vendosi lidhjen e tyre, tha se vajza e tyre kishte kryer vetëvrasje pasi ishte ndjerë nën presion masiv për të pranuar kërkesat e Pirovit, i cili kërkonte një nuse të dytë.

Por në mbrojtje të vetës, Pirova tha se ‘gruaja e tij më ka lënë amanet që të marr një grua të dytë, pasi ajo nuk ishte e virgjër’.

Testet e virgjërisë për gratë para martesës janë të zakonshme në Taxhikistan, ku seksi i rastësishëm konsiderohet si i papranueshëm nga shoqëria.

Që nga vitit 2015, është e detyrueshme që burrat dhe gratë t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore para martesës, që për gratë kjo lloj kontrolle do të thotë nënshtrim i ‘testit të virgjërisë’.

Në Taxhikistan janë shënuar rreth 600 raste gjyqësore  në lidhje me mosmarrëveshjet rreth testit të qeverisë

Exit mobile version