Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në profilin e saj në Twitter ka shkruar se është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin Zhoran Bozhinovski.
“Është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin, Zoran Bozhinovsi. Maqedonia nuk është më në listën e turpshme ku ka gazetarë në burg!”, shkruan SHGM.
Укинат притворот на новинарот Зоран Божиновски @zoranburevesnik , Македонија веќе не е на срамната листа каде има новинари во затвор! pic.twitter.com/lbrOP06Uu8
— ЗНМ (@znmsobranie) July 14, 2017
Përndryshe, Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.
Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vazhdimisht ka shprehur dëshpërimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të Bozhinovskit.
SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM, transmeton Portalb.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajt nga data 7-10 qershor të vitit 2016, në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë ish pushtetin në Maqedoni (VMRO-DPMNE dhe BDI) për arrestimin e gazetarit Bozhinovski. FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësoi si praktikë jo-demokratike. /Portalb