Xherdan Shaqiri mund t’i japë fund aventurës së tij tek gjiganti gjerman Bayern Munich.
Së fundmi interesim të madh për yllin kosovar është duke shprehur edhe ish-kampioni i Anglisë, Manchester United.
Skuadra angleze që kishte një stinor të tmerrshëm dëshiron ta përtërijë skuadrën dhe këtë synon ta nisë nga Shaqiri.
Numri 11 i Bayernit, ka treguar se nuk është i kënaqur me minutat që ia ka ofruar Guardiola dhe mund të ndërrojë mjedis gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave angleze, për shërbimet e mesfushorit nga Gjilani, United pritet të ofrojë 20 milionë euro. Xherdani ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, mirëpo sipas mediave angleze 20 milionët që do t’i ofrojnë ‘Djajtë e Kuq’, do të jenë të mjaftueshme që Bayerni të heqë dorë nga ai.