Site icon PORTALB

Shqipëri, super-operacion antidrogë, kapen depot me tonelata hashash

Policia e Shqipërisë

Policia e Shtetit ka realizuar një operacion të madh antidrogë në të gjithë vendin, duke sekuestruar tonelata me lëndë narkotike, shkruan Top Channel.

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj. Operacioni drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Një depo u gjet në Llakatund të Vlorës në mesnatë, ku u zbuluan rreth 15 ton kanabis dhe në cilësinë e provës u sekuestruan edhe 5 kallashnikovë, ndërkohë që policia shoqëroi në komisariat 5 persona.

Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë e Kavajë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Lëndë narkotike është sekuestruar edhe në Përmet. Në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim do të jepen detaje.

Ende nuk ka përfunduar peshimi total i lëndës narkotike. Operacioni vijon në disa qarqe.

Exit mobile version