Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi turneun e Wimbledon-it, të grand slam-it të tretë të sezonit pasi mundi tenisten sllovake Magdalena Rybarikova dhe më këtë rast u bë finalistja e parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e dhjetë të turneut i cili organizohet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, tenistja Muguruza u përball me Rybarikova.
Muguruza, në ndeshjen e cila zgjati 64 minuta kundërshtaren e saj e fitoi me rezultat 2-0 në sete dhe për herë të dytë në këtë turne arriti të kualifikohet në finale.
Tenistja spanjolle në finale do të luaj kundër fituesit në përballjen mes Venus Williams-Johanna Konta.