Site icon PORTALB

Flasin familjarët e Adnan Rexhepit, ushtarit të UÇK që u vra në Siri

Adnan Rexhepi

Adnan Rexhepi

Portalb kontaktoi me familjarët e ish ushtarit të UÇK-së, Adnan Rexhepi i cili u vra gjatë luftimeve në Siri. Ata thonë se djali i tyre nuk ka shkuar në Siri për shkak të gjendjes politike, por për arsye të tjera.

“Dëshirojmë ta qartësojmë rastin me vëllain tonë Adnanin, ai nuk është marrë me politikë”  thonë për Portalb, familjarët e shehidit.

Ai ka shkuar atje shehid, pa punë dhe qëllime politike si që ka thënë, me gjithë respektin ndaj familjes Zymberi, shoku i tij Abedin Zymberi. 

“Nuk dëshirojmë të etiketohet Adnani si i tillë se ka shkuar për kinse situata të rënduara politike. Ai kishte qëllime të tjera, jo politike që ka shkuar në Siri. Familja jonë asnjëherë nuk është marrë me politikë dhe as që merret. Dëshirojmë që mediat si shqipe as ato maqedonase ta tregojnë si të tillë. Vëllai jonë shkoi shehid. Dëshirojmë që mediat ta respektojnë vendimin e tij dhe privatësinë tonë“ tha për Portalb vëllai i tij.  

Ish luftëtari Abedin Zymberi shpreh keqardhje për humbjen e një miku të vjetër, bashkëluftëtarin Adnan Rexhepi, i cili humbi jetën në Siri. Ai për Portalb, thotë se Adnani ishte një djalë shembullor, i respektueshëm, i guximshëm dhe shumë zemër mirë.  /Portalb

Exit mobile version