Gjatë sulmit me armë kimike në Khan Shaykhun, në fillim të muajit prill të këtij viti, humbën jetën së paku 100 persona, ndërsa mbi 500 kanë ndjerë pasojat e ndikimi të gazit helmues.
Në 100 ditë nga sulmi u mblodhën anëtarët e familjeve të të vrarëve të cilët kërkojnë që të përmbushet drejtësia për të gjithë civilët e vrarë të pafajshëm.
Familjarët mbanin fotografi të sirianëve të vrarë, mes të cilëve gjendej edhe një numër i madh i fëmijëve. Në një nga afishet shkruante: ”Sulm me armë kimike 4.4.2017”.
Abdulhamid el-Yusuf gjatë sulmit humbi dy binjakët e tij të cilët kishin vetëm nëntë muaj. “Humba vajzën Aya dhe djalin Ahmed. Në 100 ditë nga sulmi këtu u mblodhën familjarët e pikëlluar. U mblodhëm që ky sulm mos të harrohet”, porositi Yusuf.
Ai shtoi se dëshiron që të gjithë të solidarizohen me popullin sirian dhe të mos harrohen viktimat, por as shkaktuesit e krimit.