Site icon PORTALB

Mbrojtja e Talevskës: Nëse ajo nuk udhëton nuk do të mund ta paguajë kreditin e banesës

Ivona Talevska

Ivona Talevska

Mbrojtja e Ivona Talevskës sot para Gjykatës së Apelit në Shkup kërkoi që t’i hiqen masat për kujdesje, gjegjësisht t’i kthehet pasaporta që ia ka marrë Gjykata. Si argument, mbrojtja e Talevskës e thekson atë që e akuzuara rregullisht është paraqitur në organet e rendit, por edhe se ka qenë e punësuar, që tregon se nuk mund të ik askund, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, ajo patjetër duhej të udhëtojë sepse ka pasur kontratë për punë me kompaninë serbe, që tregon se e ka pasur të nevojshëm udhëtimin e shpeshtë jashtë vendit.

“Potencoj se për kësi lloj të veprave penale, gjegjësisht fshehje të tatimeve të shumës së tillë, nuk më kujtohet se ka pasur masa të tilla. Duke pasur parasysh se kur PSP-ja filloi të punojë dhe kualifikimet e drejta për të akuzuarit për vepër penale. Ekspertiza tregon tendenciozë që nuk korrespondojnë me vepër penale. Puna e saj është e lidhur me udhëtim, ka kontratë me kompaninë serbe “Tanir”, tha avokatia Svetllana Saviq.

“Udhëtimet e saja janë të lidhur me punën. Konsiderojmë se masa është shumë rigoroze ose ka prapavijë tjetër. I gjithë dokumentacioni që është pjesë e procedurës është dorëzuar nga ana e asaj, absolutisht me asgjë nuk ekziston dyshim se do të lejonte arratisjen për 300 mijë denarë. Masat e tilla janë shumë të larta për dyshime për akuzime nga ana e PSP-së. Nëse Talevska nuk udhëton ajo nuk mund ta kryejë punën e sajë profesionale dhe me atë nuk do të mund ta paguajë kreditin e banesës në të cilin ka familje. Gjykata e ka pasur parasysh se e akuzuara është gazetare. Duke i pasur parasysh dëshmitë dhe me atë udhëtimin jashtë, dyshojmë se për shkak obligimeve të njëjta të punës do të vonohet procedura. Propozoj që ankesa të hiqet”, tha Stevço Donev.

“Nëse kishte dyshime se do ta shkel procedurën, ata mundeshin masa të tilla të ngrenë në fillim të procedurës, ndërsa jo kur është ngritur akuzë. Dinamika e obligimeve të mia të punës do të jetë në pajtim me procedurat e organeve të rendit”, tha Talevska.

Ndryshe, PSP e akuzon Talevskën për fshehje të tatimeve. Mbrojtja ka kërkuar të hiqen masat për kujdesje për të akuzuarën Ivona Talevska të cilës momentalisht i është marrë pasaporta.

Exit mobile version