Site icon PORTALB

Nëse ke dashuruar

Thënie, dashuri

Heshtja që s’ka folur, ka vdekur
Buzëqeshja që ka ngrirë, ka plasur
Fjala  e pathënë, shpesh është kalbur
Sytë nuk dashurojnë, nëse nuk flasin.
Mes dremitjesh të natës, të përfshihesh në kllapi mendimesh
Nëse veten ndonjëherë s’e ke gënjyer, s’ke dashuruar
Në shtigje ëndrrash, ku ajo thërret pas teje
E mëngjesi të të zbardh, sa t’i jesh afruar.
E të heqësh dorë, njëqind herë prej saj
Natyrisht, pa ia thënë asnjëherë
Se dashuria është si një llavë
Që gëlltitë gjithçka, e vetëm zjarr vjell.

Autor: Suad Bajrami

Exit mobile version