Site icon PORTALB

Zjarret në disa zona të Shqipërisë, angazhohen forcat ushtarake

Ilustrim

Në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë, janë shënuar 9 vatra zjarri, kryesisht në qarqet, Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, thuhet se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 zjarrfikës me 8 automjete, 40 forca ushtarake, si dhe helikopterë.

Zjarret më shumë kanë rënë në sipërfaqe pyjore, ndërsa autoritete nuk kanë raportuar për dëme në njerëz.

Sipas Ministrisë së Brendshme, specialistët e strukturave të emergjencave civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Shqipërinë, pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident, ku temperaturat maksimale arrijnë në 37 gradë celsius.

Shqipëria u prek nga disa zjarr në zonat pyjore që në 29 qershor të këtij viti, ku qarqet e para që u prekën prej tyre ishin Elbasani dhe Fieri.

Exit mobile version