Site icon PORTALB

Milan s’ka të ndalur, transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)

Fanela e Milanit

Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Reprezentuesi i Gabonit vlerësohet nga Dortmund në së paku 70 milionë euro, ndërsa kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Manchester City e Manchester United.

Por, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se në rast të shitjes së Carlos Baccas gjatë verës, Milan do ta ketë më të lehtë t’i grumbullojë paratë për blerjen e Aubameyang, përcjell “Lajmi.net”.

Aubameyang ishte futbollist i Milanit në vitet e para të karrierës së tij por u largua nga San Siro pasi nuk bindi me talentin e tij.

Exit mobile version