Site icon PORTALB

Gostivari përforcohet me futbollistë të Ligës së Parë

Përforcimet e KF Gostivari

Përforcimet e KF Gostivari

Klubi Futbollistik i Gostivarit si duket do të ketë ambicie të mëdha në sezonin e ri pas rikthimit në kategorinë e dytë të futbollit në Maqedoni, Liga e Dytë – Perëndim. Përforcimet e fundit që ka marrë Gostivari janë pothuajse të gjithë që vijnë nga ekipet të Ligës së Parë.

Anëtarë të rinj të Gostivarit janë portieri Ersin Fetahi, Bashkim Lama, Tigran Kandikjan, Filip Despotovski, Hristijan Grozdanovski, Boban Mariq dhe Sllavçe Vellkovski.

Ekipi tani më ka filluar me stërvitjet e para dhe do të tentojë sa më shpejtë të gjej formën e mirë, pasi që sivjet do të jetë shumë më e vështirë të kapet Liga e Parë, meqë ligat e dyta janë ndarë në dy grupe, Lindje dhe Perëndim. /Portalb.mk/

Exit mobile version