Site icon PORTALB

Daçiq: Serbia ka gabuar që e ka njohur emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë

Daciq - Koxias

Mendoj se Serbia ka bërë gabim para 20 viteve kur e ka njohur Shkupin me emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte korrekte ndaj Greqisë, deklaroi ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq pas takimit të djeshëm në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.

Daçiq shtoi se “Shkupi asnjëherë nuk ka pasur qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën”.

“Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe votuan për pranimin e Kosovës në UNESKO”, tha Daçiq.

Ministri serb theksoi se vendi i tij nuk do të marrë kurrfarë hapa të cilat do të mund ta prishin stabilitetin në rajon dhe se Serbia “për dallim nga disa popuj të tjerë, nuk ka pretendime territoriale ndaj disa pjesëve të Greqisë”

Exit mobile version