Site icon PORTALB

‘Si një katastrofë nëpër filma’, sërish zjarr në Londër, 60 zjarrëfikëse për të shuar flakët

Ilustrim

Një ndër tregjet më të rëndësishme në Londër është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës, e ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 00:10 në tregun “Camden Lock”, treg i cili përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë.

Mbi 60 forca zjarrëfikse dhe 8 mjete për shuarjen e zjarrit kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Banorët përreth tregut janë evakuuar për siguri, edhe pse apartamentet e tyre nuk rrezikoheshin nga flakët.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes e kanë përshkruar si një skenë nëpër filma. 19- vjeçari James Broën tregon se flakët po përhapeshin me shpejtësi, e ndërsa askush nuk mund të bënte asgjë përveç se të luteshin që të mos kishte njeri brenda.

Ishte sikur në një film. Ishte e tmershme, nuk po pushoja së qari. Të gjithë po luteshim që të mos kishte njeri brenda”, u shpreh ai.

Një tjetër shprehet “I bëmë thirrje policisë që të bllokonte trafikun, sepse ishte shumë e rrezikshme. Zjarri po fluturonte me shpejtësi”.

Flakët e zjarrit u vunë nën kontroll vetëm pas 2 orësh “luftë”. Kjo është hera e dytë që ky treg përfshihet nga flakët.

Më herët në 2008 “Camden Lock Market” u përfshi nga një zjarr i madh i cili çoi në mbylljen e tij. Londra është në gadishmëri, pas zjarrit që ra në “Grenfell Tower”, në të cilën u regjistruan viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Exit mobile version