Së paku 36 emigrantë janë mbytur, pasi anija e tyre është fundosur në brigjet e Libisë, javën e kaluar, kanë bërë të ditur autoritetet, pasi kanë gjetur trupa të rinj.
Marina ka thënë se ka shpëtuar 52 njerëz, por, sipas të mbijetuarve, në bordin e anijes kanë qenë 130 persona.
Ministria e Brendshme e Libisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të bëjë më shumë për të ndaluar fluksin e emigrantëve.
Libia është pika më e preferuar e kalimit për shumë emigrantë afrikanë që bëjnë përpjekje të hyjnë në BE.