Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 20 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi si një datë e sakrificës dhe guximit në mbrotje të flamurit kombëtarë. Në shënimin e kësaj ngjarje mori pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, së bashku me shumë antarë tjerrë, këshilltarë në këshillin komunal, ku lanë buqet me lule të freskëta në varezat dhe bustet e tri dëshmorëve të rënë në mbrotje të flamurit kombëtar.
Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997 u burgos edhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjtë, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojnë të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe vazhdon të ngeli një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.
Gjenerata e re është dëshmitare, fatkeqësisht, se edhe pas 20 vitesh, ngjarje të kësaj natyre vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, me tendencë të ngjajshme për t’u fsheh e vërteta edhe për shumë fenomene tjerra që e kanë karakterizuar Maqedoninë e pas vitit 1997. Fatkeqësisht, amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 20 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi. Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997.” thuhet në kumtesën e RDK-së.