Site icon PORTALB

Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët

Foto ilustrim

Foto ilustrim

“Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri.

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai është 35-vjeçari Sherif Taushani nga Elbasani. Sipas familjarëve të Taushanit, ai ishte fetar i rregullt dhe herën e fundit që shkoi në Siri në shtator 2013, ai ka marrë me vete familjen e tij, bashkë me 3 fëmijët.

Kushëriri i Taushanit thotë për “A1 Report”, se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa i bën apel shtetit të sjellë trupin e tij sa më parë në vendlindje, si dhe të rikthehet pjesëtarët e familjes së tij.

Sipas korespondetit në Elbasan, Andi Qosja “në Turqi atyre u kanë grisur pasaportat në mënyrë që të mos ktheheshin me në Shqipëri”.

“Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri.
35-vjeçari Sherif Taushani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërsa vetë merrte pjesë në luftë.

Exit mobile version