Site icon PORTALB

Zoran Zaev mbetet lider i LSDM-së

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Me 413 vota për dhe 176 vota kundër, Zoran Zaev mbetet lider i opozitares LSDM. Kështu sonte, kanë vendosur delegatët e kësaj partie në Kongresin që u mbajt në Shkup.

Në këtë kongres morën pjesë 607 delegatë nga gjithsej 707. Shumicën e votave në këtë Kongres e fiton edhe Radmilla Sheqerinska si zëvendëse e tij.

Para votimit, Kongresi njëzëri e miratoni raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe edhe njëherë i konfirmuan vendimet për tërheqje të mandateve dhe mos-pranim të rezultateve. /Portalb

 

Exit mobile version