Site icon PORTALB

Spanja javën tjetër bëhet me kampion

Gjithçka do vendoset në "Camp Nou"

Gjithçka do vendoset në "Camp Nou"

As në xhiron e parafundit në La Liga nuk zgjidhet asgjë. Reali humbet të gjitha shpresat pas humbjes ndaj Celtas, ndërsa Atletico e Barcelona barazojnë.

Reali si i treti në tabelë u mposht nga Celta Vigo me rezultat 2:0, duke humbur përfundimisht gjasat për titull kampioni.

Charles shënoi dy here për vendasit që mposhtën Realin në mungesë të Ronaldos së lënduar. Sulmuesi brazilian shënoi në minutën e 43 golin e pare dhe në të 63-n golin përfundimtar të takimit.

Edhe Atletico ka ndarë pikët me Malagan, në Vicente Calderon. Rezultati i përgjithshëm i takimit ishte 1:1. Të parët që dolën në epërsi ishin mysafirët që shënuan në minutën e 65-të përmes Garcias.

Pas golit të pësuar Atletico shtoi sulmet dhe krejt çka arriti ishte barazimi në minutën e 74-t kur Toby Alderweireld shënoi për 1:1.

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola duke lënë të kuptohet që titulli këtë herë do të përcaktohet në xhiron e fundit në ndeshjen vendimtare ku Barcelona pret Atleticon në “Camp Nou”.

Atletico tani mbetet lider në ligë me 89 pikë, Barcelona ka 86 e Reali 84.

Exit mobile version