Marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë për ndërprerje të zjarrit në Sirinë juglindore

SHBA-ja dhe Rusia arritën marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Sirinë juglindore, njoftuan mediat amerikane duke iu referuar përfaqësuesve anonimë të autoriteteve amerikane.

Ndërprerja e zjarrit, sipas tyre, do të duhet të hyjë në fuqi më 9 korrik në mesditë sipas kohës lokale në Damask.

Informata për ndërprerjen e zjarrit u paraqit derisa zgjati takimi i presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, në margjinat e samitit të G-20 në Hamburg.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i cili merr pjesë në samit, refuzoi t’i komentojë këto pohime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button