Skuadra e Manchester City është kampioni në Premier ligën angleze.
Pas fitores prej 2-0 kundër West Hamit, City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2013/2014.
Golat për Cityn i shënuan Nasri në minutën e 39 dhe Kompany në minutën e 40.
Ekipit të Pellegrinit i mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion, pavarësisht rezultatit të Liverpoolit.
Nga ana tjetër Liverpooli përmbysi Newcastle Unitedin me rezultat 2-1 në Anfield, por mbetën dy pikë prapa liderit dhe do të mjaftohen me kthimin në Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e sotme City arriti në kuotën e 89 pikëve, dy më shumë se Liverpooli që është nënkampion.
Në ndeshjet tjera Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi të Cardiffit, kurse Arsenali ka fituar si mysafir i Norwichit (2-0). Këto dy skuadra do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Pas një sezoni zhgënjyes edhe Manchester Unitedi e ka mbyllur me barazim 1-1 këtë sezon./ Portalb