Grabitet një pompë e benzinës në Saraj, një farmaci në Shkup dhe një market në Ohër

Tre persona të panjohur dhe të maskuar, të armatosur me armë automatike, mbrëmë në orën 02:20 fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin në pompën e benzinës “Imo Oil” në fshatin Saraj të Shkupit, me ç’rast i kanë marrë 20.000 denarë, si dhe portofolin e tij në të cilin kishte pasur 1.000 denarë dhe dokumente.

Grabitësit e kanë marrë edhe resiverin e kamerave të sigurisë nga pompa e benzinës, pas çka e kanë mbyllur të punësuarin në njërën nga hapësirat dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia kumtoi se po ndërmerr masa për gjetjen e personave dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Një persona i panjohur dhe i armatosur, dje ka kryer vjedhje në një farmaci të “Zegin”-it në rr. “Ferit Murati” në Shkup. Grabitësi me kërcënim me pistoletë nga të punësuarit ka marrë shumë të parave tani për tani të pakonfirmuar nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Një grabitës i armatosur dhe i maskuar, herët në mëngjes rreth orës 04:20 minuta ka kryer vjedhje ndaj një të punësuare në marketin “Tedi” në rr. “Dimitar Vllahov” në Ohër, prej ku ka marrë 60.000 denarë nga qarkullimi i ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button