Site icon PORTALB

Separatistët pro-rusë votojnë për pavarësi nga Kievi

Separatistët pro-rusë votojnë për pavarësi nga Kievi

Separatistët pro-rusë votojnë për pavarësi nga Kievi

Aktivistët pro-rusë po u bëjnë thirrje banorëve në Ukrainën lindore për të votuar ditën e diel në një referendum të shpejtë për të deklaruar pavarësinë nga Kiev.

Votuesit në qytetin Donetsk do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje: “A e mbështesni Aktin e Pavarësisë së Popullit të Republikës së Donetsk-ut?” Mundësitë janë dy: “po” ose “jo”. Një pyetje e ngjashme do të shtrohet para votuesve në qytetin Luhansk.

“Votimi për pavarësi është një votim për vetë-shkatërrimin e lindjes”, tha presidenti në detyrë në Ukrainë, Oleksandr Turch. Kjo është një eufori që mund të çojë në pasoja shumë komplekse dhe shumë njerëz tashmë mund t’i kenë ndier ato”, tha ai.

Sipas Turch “kjo do t’i përjashtonte qytetarët nga ekonomia kombëtare dhe programet sociale”. 

Exit mobile version