Site icon PORTALB

Të gjitha bllokadat në Kuvend: Katër raste ekstremne të “filibasterit” të Maqedonisë

gjorcev xhaferi kuvend

Deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dje kanë formuar 10 grupe të deputetëve, hap i cili interpretohet si përgatitje dhe paralajmërim se opozita do t’i bllokojë ligjet reformuese nëpërmjet të ashtuquajturës “filibastering”, e cila nuk është qjë e cila nuk është e njohur për demokracinë parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Filibastering” (termi e ka prejardhjen fjala holandeze për pirat) deri më tani është përdorur katër herë në Kuvend, kryesisht nga opozita, për anulimin e diskutimeve kuvendore, që të parandihet miratimi i ligjeve ose vendimeve. Në tre raste është, kjo taktikë është shfrytëzuar deri në ekstrën, ndërkaq dy herë me dhunë në Kuvend.

Për kuriozitet, në rastet më ekstreme të filibasteringut në Kuvend, figurë qendrore ka qenë, kryetari aktual i Kuvendit, Tlat Xhaferi dhe ai ka qenë filibasteri ose personi për të cilin një grup përkatës i deputetëve ka kryer filibastering.

Deri më tani Kuvendi ka pasur katër raste ekstreme të filibasteringut.

Ndryshe, filibasteringu e ka traditën nga senati amerikan, ku taktikën e këtillë e kanë përdorur senatorët e pakicës për shkak se në vitin 1917 është sjellë “rregulla 22” me të cilën, debati, gjegjësisht filibasteri, mund të mbyllet me shumicën e dy të tretave.

Në Kuvendin e Maqedonisë kësi lloj mundësi nuk ka. Kjo është e theksuar edhe në raportin e Komisionit Anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012.

Exit mobile version