Site icon PORTALB

Inspektorët kanë konstatuar higjienë të jo të kënaqshme në Gjinekologji dhe Traumatologji

Qendra Klinike "NENE TEREZA"

Qendra Klinike "NËNË TEREZA"

Higjiena është nën nivel të kënaqshëm, mbetjet medicinale nuk selektohen sipas rregullave. Këtë fotografi e kanë parë mbrëmë inspektorët sanitarë pasi kanë hyrë në Klinikën e Gjinekologjisë. Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të inspektorëve, situatë të ngjashme kanë konstatuar edhe në Klinikën e Traumatologjisë, ku gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare, nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm, njofton Portalb.mk.

“Informojmë se mbrëmë në orët e vona, me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kanë kryer mbikëqyrje të paparalajmëruar në pesë shtëpi shëndetësore publike. Qëllimi i mbikëqyrjes në orët e vona të mbrëmjes është që të kontrollohet nëse në kontinuitet mirëmbahet higjiena dhe a respektohet procedurat përkatëse për mirëmbajtjen e kushteve për pacientët në nivelin më të lartë. Ndryshe, me mbikëqyrje janë përfshirë disa shtëpi publike shëndetësore: Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, Qendra Urgjente, Traumatologjia, Ortopedia dhe Instituti për Sëmundje të Mushkërive të Bardha dhe Tuberkulozë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version