Site icon PORTALB

Në Itali shembet ndërtesa pesëkatëshe

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur sot në afërsi të Napolit, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse dikush ka mbetur nën rrënoja.

Zjarrfikësit i thanë Sky TG24, se besojnë që gjashtë ose shtatë persona kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesës, transmeton AP.

Mediat italiane raportojnë se para shembjes së ndërtesës nuk është dëgjuar kurrfarë shpërthimi, ndërsa në fotografitë e publikuara në rrjetet shoqërore shihen pjesë të ndërtesës së shembur.

Exit mobile version