Site icon PORTALB

Francë, gjendje e jashtëzakonshme deri në nëntor

Franca

Parlamenti francez miratoi sot vazhdimin deri më 1 nëntor të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, të vendosur pas sulmeve të prëgjakshme terroriste në vitin 2015.

Në Dhomën e ulët të Parlamentit propozim-ligji i parashtruar nga Qeveria u mbështet nga 137 deputetë, ndërkaq 13 u deklaruan kundër. Në sallë votuan vetëm 150 nga gjithsejt 5777 deputetë.

Para dy ditëve edhe Senati e miratoi propozim-ligjin.

Qeveria e re franceze tashmë prezantoi projekt për ligj të ri antiterrorist me të cilin presidenti Makron dëshiron ta zëvendësojë gjendjen e jashtëzakonshme. Qëllimi i Makronit është që ky të jetë vazhdimi i fundit i gjendjes së jashtëzakonshme.

Exit mobile version