Ish-trajneri i Lazios dhe Manchester Cityt ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare.
Ish-trajneri i Lazios dhe Manchester Cityt ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të.
“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.
Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.