Site icon PORTALB

Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Zhelinë dhe Bërvenicë

Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të shikojë se si implementohen disa projekte të financuara përmes BE-së në fshatrat Zhelinë dhe Bërvenicë në kuadër të fushatës “BE për Ty”.

Zhbogar së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi do ta vizitojë stacionin e pompës në Zhelinë me të cilën duhet të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë në komunë e cila është bashkëfinancuar nga BE-ja, ndërsa së bashku me kryetarin e komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, do të bëjë kontroll në rrugën lokale Miletino-Çellopek, e cila po rikonstruohet me grant nga BE-ja dhe në ndërtimin e shkollës së re fillore në Gurgurnicë

Exit mobile version