Site icon PORTALB

Interi shokon Juventusin në afatin kalimtar (FOTO)

Sipas “Calciomercato”, zikaltërit janë afër transferimit të Douglas Costas.

Akordi pothuajse është arritur, ndërsa te marrëveshja definitive ka mbetur të zgjidhen edhe detajet e fundit, përcjellë “Lajmi.net”.

Bayerni kërkon 50 milionë euro dhe trajneri Luciano Spalletti iu ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën e tij për të kryer operacionin me këtë shifër.

Costa do ta zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili është afër kalimit te Manchester United.

Ndryshe, Douglas Costa kërkohej prej kohësh nga Juventusi, por duket se do të përfundojë nën fanellën e rivalëve të urryer të torinezëve. 

Exit mobile version