Sot pritet të shkarkohet prokurori Marko Zvërlevski

Shkarkimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski sot është në rend dite të seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.

Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë 2016, Propozimi për emërim të drejtorit të Agjencisë për administratë, Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdallena Manaskova dhe Vesna Pemova, Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016, Propozimi i planit financiar të Komisionit rregullator për energjitikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 dhe Propozim vendimi për konfirmimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimeve energjitike dhe të ardhurat vjetore të ofruesve të shërbimeve të ujit të realizuar nga dhënia e shërbimeve të ujit për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. Në rend dite janë edhe raportet vjetore të shumë institucioneve dhe planeve financiare për punë në vitin 2017.

LEXO: Shkarkimi i Zvërlevskit: Përkrahet nga shumica e partive parlamentare, por jo nga VMRO-DPMNE-ja 

LEXO: Anevski: Zvërlevski është prokuror i përkryer

LEXO: Qeveria e Maqedonisë e shkarkoi prokurorin skandaloz Zvërlevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button