“Kuqeizinjtë” sot stërviten në Kishinau

Ekipi i Shkëndijës dje ka udhëtuar drejt Moldavisë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Ligës së Evropës, kur nesër luan kundër Daçias në Kishinau. Në ambient të njohur Shkëndija qëndroi në të njëjtin hotel tre vite më parë kur përballej me Zimbrun nga Kishinau, skuadra sot do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Paraprakisht në konferencë për shtyp do të paraqiten trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani. Shkëndija ka epërsi me rezultatin 3:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Strumicë dhe me optimizëm pret ndeshjen e kthimit në fushë të Daçias me fillim në orën 16:00. Në këtë përballje, drejtësia do të vendoset nga sllovaku Peter Kraloviç. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button