Site icon PORTALB

Shkëndija sot niset për në Moldavi

Shkëndija gjatë stërvitjeve

Shkëndija gjatë stërvitjeve

“Kuqezinjtë” kanë ushtruar me intensitet më të lehtë, duke ditur se të dielën skuadra zhvilloi dy seanca stërvitore, ndërsa sot (e martë) ekipi do të jetë në rrugë. Gëzon bilansi shëndetësor në skuadër, pasi stafi teknik ka në dispozicion gjithë futbollistët, ndërsa varësisht me taktikën që do të përdoret kundër Daçias do të vendoset për 11-shën e parë që do të nisë takimin.

Epërsia 3:0 nga takimi i parë u jep futbollistëve qetësi dhe besim për një tjetër paraqitje pozitive, pasi gjithë presioni do të jetë te skuadra kundërshtare që do të ndjekë negativën nga ndeshja e luajtur në Strumicë. Përballja kthyese e raundit të parë eliminator të Liga Evropës ndërmjet Daçias dhe Shkëndijës luhet të enjten në Kishinau të Moldavisë, me fillim në orën 16:00. /Portalb.mk/

Exit mobile version