Juventus dhe Real Madrid kanë bërë kontaktet e para për transferimin e Danilos në Torino.
“Bianconerët” kanë njoftuar klubin spanjoll për interesimin e tyre për blerjen e mbrojtësit të djathtë brazilian, raporton “Gianluca di Marzio”.
Por, Real Madrid ka insistuar se çmimi i Danilos është 30 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Juventus është i gatshëm ta blejë por për një shifër më të ultë andaj nevojiten takime të tjera për të tentuar marrëveshjen.