Site icon PORTALB

“Reformatorët” e VMRO-DPMNE-së fillojnë me fushatë për ngritjen e vetëdijes për reforma në parti

Reforma VMRO-DPMNE

Reforma VMRO-DPMNE

Fushatë zgjedhore në mbarë Maqedoninë, paralajmëruan “Reformatorët” e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Përzemërsisht u falënderohemi numrit të madh të anëtarëve dhe simpatizuesve të cilët çdo ditë shprehin dhe japin mbështetje për këtë iniciativë për shpëtim të partisë. Anëtarët dhe simpatizuesit plotësisht janë të vetëdijshëm për izolimin politik në të cilin ka rënë partia”, deklaroi Petar Bogojeski.

Ai u dërgoi porosi tërë udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së duke i ftuar që t’i bashkëngjiten iniciativës me qëllim që sa më shpejtë të fillojnë reformat dhe ndryshimet demokratike në VMRO-DPMNE.

Exit mobile version