Site icon PORTALB

Heqja e imunitetit të deputetit për Gruevskit, ja çfarë thotë Kuvendi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

“Në lidhje me njoftimin nga ana e deputetit Nikolla Gruevski për heqjen dorë nga e drejta në imunitet, të dërguar pranë Komisionit për Çështjet e Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 30 qershor të vitit 2017, Ju njoftojmë se Komisioni nuk është kompetent për procedim në lidhje me këtë njoftim”, përgjigjen nga Kuvendi i Maqedonisë, në lidhje me kërkesën e Gruevskit, njofton Portalb.mk..

“Në përputhje me nenin 53 të Rregullores të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni procedon sipas kërkesës për lejimin e paraburgimit, që organi kompetent (gjykata), e dërgon te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast Kërkesa dërgohet te Komisioni”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

LEXO: Që t’i ikë sqarimit në opinion, Gruevski heq dorë nga imuniteti i deputetit

Exit mobile version