Site icon PORTALB

Organizatat mediale dërguan kërkesa për reforma urgjente në media

Në pritje të reformave në sferën e mediave të cilët dalin nga marrëveshja e Përzhinos, një grup i organizatave mediatike kanë paraqitur Kërkesë deri te Qeveria për zbatimin e reformave sistematike në media në të cilën janë theksuar pyetjet e rëndësishme të cilët janë të domosdoshme masa praktike dhe ndryshime ligjore që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria, gjithashtu kërkohet të fillojë një proces transparent të diskutimit publik, si për problemet me prioritet ashtu edhe për problemet tjerë që nëse zgjidhen mund të vjen deri te përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe gjendjes së sektorit të mediave.

  1. Mënyra e zbatimit të reformave:

Reformat në sektorin e mediave, që sipas marrëveshjes së Përzhinos 2 ishin të parapara për periudhën pas formimit të Qeverisë së re, duhet të zbatohen si një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe i planifikuar mirë që do të zbatohet në dy faza paralele. Faza e parë duhet të jetë e përbërë nga verifikimi i pyetjeve me prioritet për të cilët janë të nevojshme ndryshime ligjore dhe përmasa praktike që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse, ndërsa e dyta nga detektimi i të gjitha pyetjeve afatgjate dhe me afat të mesëm që duhet të zgjidhen në sektorin e mediave, për të cilët duhet analiza gjithëpërfshirëse. Të dy fazat duhet të zhvillohen në bashkëpunim të hapur dhe të vazhdueshëm mes institucioneve shtetërore me organizatat civile të sektorit të mediave. Zbatimi i reformave nënkupton ndryshime në legjislativen ligjore në fusha të ndryshme, por gjithashtu edhe përmasa dhe aktivitete praktike të institucioneve përkatëse me të cilët do të mundësohet implementimi i legjislatives dhe zgjidhja e problemeve urgjente që e pengojnë kryerjen e lirë e profesionit të gazetarisë ose e pengojnë të drejtën e opinionit për të marrur informata objektive, të paanshme dhe të vërteta për të gjitha pyetjet nga jeta politike ose shoqërore.

 

Të gjithë propozimet për ndryshime urgjente të ligjeve duhet të bëhen në proces transparent në konsultim me organizatat civile, para se të jepen në Qeveri për tu miratuar.


               Në këtë dokument janë shënuar vetëm problemet urgjente që duhet të zgjidhen në fazën e parë dhe propozimet për ndryshime ligjore dhe përmasa tjera. Për pjesën më të madhe të këtyre problemeve, në mars, vitin e kaluar, pesë organizata nga sektori i mediave – nënshkrues të kësaj kërkese, dërguan Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale me Propozim për ligj, e cila ishte e përkrahur nga deputetët e LSDM-së. Këtë iniciativë e dërgojmë në vijim të kësaj kërkese. Theksojmë që ne si organizata qëndrojmë mbas zgjidhjeve të propozuara në këtë Propozim për ligj dhe kërkojmë procedura për ndryshime në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale të fillojë sa më shpejtë dhe të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

2.Pyetje që duhet të zgjidhen urgjentisht në fazën e parë:

          2.1 Ngritja e nivelit të sigurisë të gazetarëve dhe shkatërrimi i praktikës të mos dënimit për sulme ndaj gazetarëve

          2.2 Respektimi i të drejtave profesionale dhe të punës të gazetarëve dje punëtorët tjerë në media

         2.3 Transparenca e institucioneve publike dhe përmirësimi i kushteve për gazetari hulumtuese

       2.4 Pavarësi, kompetenca dhe financimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale

      2.5 Autonomia institucionale, redaktimi i pavarur dhe financimi i RTVM-së 

          2.6 Parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitja e dhunës në përmbajtjet audio-vizuale

         2.7 Shkëputja e lidhjeve klientеlistike mes pronarëve të mediave dhe pushtetit dhe përmirësimi i kushteve për punë të mediave private

  1. Mënyra për zbatimin e fazës së dytë:

 

Exit mobile version