Seanca e Kuvendit për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit është shtyrë për pesë korrik, njofton Portalb.mk.
Para dy jave, Kuvendi e ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Zvërlevskit. Në dokument theksohet se kërkohet shkarkimi i tij për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë joligjore, jo në kohë dhe në mënyrë joprofesionale.
“Me sjelljen dhe veprimin e tij Zvërlevski ka treguar që nuk është i aftë për kryerjen e funksionit dhe kërkohet shkarkimi i tij për shkak mosdorëzimit të kërkesës për ngritjen e procedurave penale të rasteve e parashikuara me ligj për prishjen e pamjes së funksionit”, thuhet në propozim.
Më parë, për shkarkimi e Zvërlevskit dritë jeshile dha edhe Këshilli i prokurorëve Publik.
LEXO: Shkarkimi i Zvërlevskit do të bëhet në seancën e Kuvendit me 3 korrik