Është anuluar gjykimi për rastin “Fortesa 2”të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për më 26 shtator të këtij viti, njofton Portalb.mk.
Në “Fortesa 2” i dyshuari i parë për shkatërrimin e dokumenteve nga përgjimet e paligjshme, është ish shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujovski.
Në seancën e fundit, e cila u mbajt më 23 maj të këtij viti, gjykatësja, Lidija Petrovska i ka pranuar dëshmitë e PSP-së dhe për sot ka caktuar fillim të diskutimit kryesor, në të cilin duhet të dëgjohen dëshmitarët.
Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” pë shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve dhe më 15 shtator të vitit 2016, ngriti akuzë kundër shtatë personave.
Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit
“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.
LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)