Site icon PORTALB

Përsëri është ndjerë tërmet në Maqedoni

Tërmet

Tërmet

Një tjetër tërmet me intensitet 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 9 e 58 minuta në rajonin e Ohrit.

“Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, ka qenë me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.

Nga data 18 të këtij muaji e deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar 800 tërmete.

Exit mobile version